Duke ecur nëpër zonat rurale të Takkikawa, një qytet japonez me 40 mijë banorë në ishullin Hokkaido, mund të hasni kafshë të mëdha që ruajnë fushat.
Bëhet fjalë për disa ujqër të mëdhenj që ulërijnë për të përzënë arinjtë që vitet e fundit u janë afruar gjithnjë e më shume qyteteve, duke i trembur banorët e në disa raste edhe duke i sulmuar ata.
Gjithsesi këta ujqër nuk janë kafshë të vërteta, por robotë me një pamje të paqartë shqetësuese.
Sipas një raporti të publikuar në shtator nga Ministria Japoneze e Mjedisit, gjatë vitit 2023, vetëm nga prilli në korrik, në ishullin Hokkaido ka pasur 54 sulme ndaj njerëzve nga arinjtë, me pasojë një vdekje.