“Vjedhja e 15 armëve me leje, 100 mijë eurove e gjëra tjera”, çka tha policia për rastin e Mozzik

by Nexhat

Reperi Gramoz Aliu, apo siç njihet me emrin e tij artisik Mozzik, njofton se shtëpia e tij ka qenë cak i hajnave. Ai deklaron se hajdutët ia kanë vjedhur 100 mijë euro para të gatshme, orë, unaza, zingjirë e ari. Ai thotë se i janë vjedhur reth 15 armë me leje. Ky rast është përfshirë edhe në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Rasti në polici është hapur si “vjedhje e rëndë”, ndodhur me datën 15 tetor.

Policia thotë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore, teksa nuk njoftohet për identifikimin e arrestimin e ndonjë të dyshuari.

“VJEDHJE E RËNDË/ Ferizaj /15.10.2023-20:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në brendi të shtëpisë së tij, ku nga aty kanë vjedhur disa lloje të armëve, para dhe stoli ari. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në raportin e policisë, 

Në postimin që ka bërë në Facebook, reperi ka uruar që kjo vepër penale të zbardhet nga Policia e Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy