Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ë një prononcim për mediat, nga Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë është shprehur se fokusi do të jetë ekonomia e vendeve të Ballkanit Perëndimor, teksa është shprehur se dyert e BE-së do të jenë të hapura për të gjithë ato vende që duan progresin, të cilën do ta arrijnë përmes reformave.
Ursula von der Leyen: Ky është një samit shumë i rëndësishëm në kuadër të Procesit të Berlinit. Fokusi do të jetë tek ekonomia e Ballkanit Perëndimor. Ne mund të bëjmë më shumë. Ne duam t’i japim akses kompanive të Ballkanit Perëndimor në Unionin Europian, por për këtë ne kemi nevojë për reforma në Ballkanin Perëndimor. Ne jemi të mbështetës për ata që duan të arrijnë progres për ekonominë, dyert tona janë të hapura.