Zyra e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar i ka kërkuar Izraelit të lejojë ujin në Gaza, ndërkohë që ende refuzon të sqarojë nëse beson se taktika për të mbyllur furnizimin ishte në përputhje me ligjin ndërkombëtar, raporton The Guardian.
PA Media raporton se zëdhënësi zyrtar i kryeministrit u tha gazetarëve: “Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Izraelit, si një demokraci me të cilën punojmë ngushtë, të veprojë brenda ligjit ndërkombëtar në veprimet e tyre, mendoj se ata po ndërmarrin hapa për ta bërë këtë”.
“Ne jemi në diskutime dhe jemi në pritje për të parë rikthimin e ujit në zone.”
“Ne duam të bëjmë gjithçka që është e mundur për të lehtësuar çështjet humanitare në Gaza. Uji është një pjesë e rëndësishme e kësaj.”