Më 24 tetor do të publikohet libri me kujtime i Britney Spears, një libër që premton të bëhet kryefjalë sepse këngëtarja amerikane ka shumë gjëra për të treguar dhe për shumë njerëz.
Përmbajtja e librit ka të ngjarë të jetë një ‘bombë’ në të gjitha drejtimet, e një ndër njerëzit që do të preket është një nga ish-partnerët e saj, këngëtari Justin Timberlake.
Vetë këngëtarja ka shkruar në llogarinë e saj në Instagram, “Më në fund do ta tregoj historinë time sipas kushteve të mia”, duke iu referuar librit të saj “Woman in Me”.
“Një histori e guximshme dhe çuditërisht prekëse”, thuhet në përshkrimin e librit, ku rrëfen të gjitha problemet që ka hasur për t’i dhënë fund kujdestarisë 13-vjeçare. “Justin nuk do të jetë i lumtur”.