Cardi B është e famshmja më e fundit e angazhuar nga Kim Kardashian për të nxitur markën e saj novatore “SKIMS”.
Të hënën, 31-vjeçarja nga Bronxi u prezantua si modelja më e re e markës së veshjeve të Kimit.
Duke u shfaqur me flokë të gjata ngjyrë të kuqe, Cardi ngacmoi në një reklamë të shkurtë të shpërndarë nëpër rrjete sociale, shkruan DailyMail.
“Të gjithë kanë veshur Skims, apo jo?”, shkroi nëna e dy fëmijëve e cila u shfaq e guximshme në reklamë dhe bëri jehonë në një mbishkrim në Instagram.
Kardashian, e cila më 21 tetor mbush 43 vjet, postoi gjithashtu reperen në llogarinë e saj në Instagram dhe shkroi: “Cardi B për SKIMS”.
Reklama e pa artisten muzikore fituese të “Grammy”t të veshur me një bluzë ngjyrë bezhë dhe pantallona të shkurta të ngjashme.
Rrobat seksi shfaqën dekoltenë dhe mesin e tonifikuar teksa pozonte kundër një sfondi me tone neutrale – estetika e veçantë e Kardashian.
Pjesë të tjera nga koleksioni shfaqën yllin me një palë sytjena të gjelbra dhe të brendshme të ngjashme.
Rap-arstistja tregoi tatuazhet e saj shumëngjyrëshe në disa vende të trupit.
Në fillim të këtij muaji, Kim Cattrall, Hari Nef, Coco Jones, Lana Condor dhe Nelly Furtado u shfaqën në një fushatë për gjigantin e veshjeve të brendshme.
Kardashian ka vendosur t’i mbajë të gjithë sytë në biznesin e saj miliarda dollarësh duke rezervuar rregullisht talentin e ri më të famshëm dhe më premtues në botë për fushatat e saj.
Modelet e kaluara përfshijnë Megan Fox, motrën Kourtney Kardashian dhe modelet e Victoria’s Secret.
E bashkëthemeluar në vitin 2019 nga Kardashian dhe Jens Grede, SKIMS është një markë e orientuar drejt zgjidhjeve që krijon gjeneratën e ardhshme të të brendshmeve, mbathjeve dhe veshjeve.