Zëdhënësi i Xhihadit Islamik ka mohuar çdo përgjegjësi për grupin në bombardimin e spitalit në Gaza, duke hedhur poshtë akuzat e Izraelit se një lëshim i dështuar i raketës shkaktoi masakrën.
Më herët, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu akuzoi Lëvizjen e Xhihadit Islamik për bombardimin e spitalit. Sipas raportimeve, numri i viktimave mund të rritet në 800.
“Një analizë e sistemeve operacionale të IDF-së tregon se një breshëri raketash u hodhën nga terroristët në Gaza, pranë spitalit Al Ahli në Gaza në kohën kur u godit. Informacionet nga burime të shumta në duart tona tregojnë se Lëvizja e Xhihadit Islamik është përgjegjëse për lëshimin e dështuar të raketës që goditi spitalin në Gaza”, shkroi Netanyahu në platformën X./abcnews.al