Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vendosur të mos e dekretojë Blerim Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit.
Osmani tha në një konferencë për media se Këshilli Prokurorial s’mund të ia çojë sërish emrin e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale për dekretim.
Ajo tha se sipas ligjit dhe Kushtetutës, KPK-ja ka të drejtë ta bëjë propozimin “një herë”,
“Sa i përket çështjes së dytë që ka të bëjë me Këshillin Prokurorial, ju e dini që sipas ligjit dhe Kushtetutës, Këshilli Prokurorial ka të drejtë që ta bëjë propozimin e kandidatit për Kryeprokuror një herë, për dallim prej çështjes së prokurorëve, për kryeprokuror ka të drejtë ta bëjë një herë propozimin dhe pastaj që ky propozim të vlerësohet nga ana e Presidencës”, tha ajo.