Prej kohësh në rrjet kanë qarkulluar lajme Luiz Ejlli ka prishur marrëdhënien me moderatoren e “BBV” Arbana Osmani.
Pikërisht për këtë, në një intervistë të zhvilluar së fundmi nga mediat, një ndër gazetarët e ka pyetur Luizin nëse janë të vërteta lajmet që po qarkullojnë në lidhje me Arbanën, dhe këngëtari duke mos zbuluar shumë detaje tregoi se mes tij dhe moderatores ka një krisje.
“Ajo është atje, unë ktu. Ka krisje mes meje dhe Arbana Osmanit, por në maj do të zbuloj më shumë sepse nuk më lejohet”, – tha Luizi.
Kujtojmë se me nisjen e sezonit të ri televiziv, lindën dhe zërat se mes Luizit dhe Arbanës dhe regjizorit Eduart Grishaj mund të kishet një përplasje.
Ndërsa Kiara Titos iu besua një format përmbledhës për “Dancing With the Stars”, nga ana tjetër edhe Luizi, që mbetet ndër emrat më të pëlqyer, ka pasur ambicie që të kishte një karrierë televizive, këtë herë jo vetëm si këngëtar.
Në rrjet prej kohësh është përfolur se ai do të ishte opinionist në Big Brother VIP 3. Zërat u shtuan pasi vetë Arbër Hajdari konfirmoi se vitin e ardhshëm nuk do të ulej në poltronën e opinionistit.
Megjithatë, një vendim i tillë duket i vështirë.
Në rrjet është përfolur se Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj ishin kundër pjesëmarrjes së Luizit në këtë format.
Dhe ka qenë pikërisht ky fakt “molla e sherrit” mes fituesit të Big Brother dhe çiftit të famshëm.
Luizi i largoi nga Instagrami, bashkë me disa ish-banorë të tjerë, duke sjellë kështu mbylljen përfundimtare të marrëdhënieve mes tyre.