Miftaraj: Presidentja vendosi drejtë për mos-dekretimin e Isufajt, KPK dështoi

by Nexhat

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), deklaron se është i drejtë vendimi i presidentes Osmani për mosdekretimin e Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Shtetit.

Miftaraj tha në “Pressing” në T7 se procesi i përzgjedhjes së kryeprokurorit nuk i ka plotësuar as kriteret minimale dhe si i tillë tha se është kontestuar nga partnerët ndërkombëtarë.

“Nga monitorimi ynë ka dalë që ky proces fatkeqësisht s’i ka plotësu as kriteret minimale për një proces të drejtë dhe të paanshëm…Përveç gjetjeve tona që janë masive që ka bë Këshilli Prokurorial i Kosovës…Besoj që sistemi prokurorial e meriton një kryeprokuror me integritet, që del nga një proces të cilit i beson publiku por edhe partnerët ndërkombëtarë. Ky proces ka pas aq shumë të meta saqë kontestohet nga Bashkimi Europian, Ambasada Amerikane, Shoqeria Civile etj. Besojmë se ky vendim ka qenë i drejtë, sepse Presidentja e Shtetit në bazë të Kushtetutës, e ka diskrecionin në këto raste kur KPK dështon”, tha ai,

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy