Mustafa: U bën 1 vit nga vërshimet në Kosovë dhe Qeveria nuk i ka mbajtur premtimet për t’i ndihmuar të dëmtuarit

by Nexhat

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka thënë se ka kaluar një vit nga vërshimet në Skenderaj, Mitrovicë, Podujevë, Istog, Drenas e Vushtrri, teksa ka kritikuar Qeverinë për mos angazhim.

Sipas tij  Qeveria nuk i ka mbajtur premtimet që të ndihmonte familjret e prekura nga kjo fatkeqësi natyrore.

“Për, këto familje nuk kanë harruar. Ato çdo ditë përballen me shtëpitë e tyre të dëmtuara, me pajisjet e tyre të dëmtuara, me kulturat e tyre bujqësore të dëmtuara, me bagëtinë e tyre që s’e kanë më”.

“Për qeverinë, këto dëme mund të jenë të parëndësishme por për këto familje jeta është bërë gati e papërballueshme e dimri që po vije po i gjen ato në gjendje të mjerueshme”, tha ndër të tjerash Mustafa. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy