Nuk mundën ta shisnin Harry Maguiren, United dështoi të nënshkruante me mbrojtësin francez

by Nexhat

Harry Maguire ka qenë një nga lojtarët që ishin në listën për tu larguar nga Manchester United gjatë afatit kalimtar veror.

Megjithatë qendërmbrojtësi anglez ka mbetur në Old Traford përkundër ofertave që kishte.

West Ham United ishte skuadra më e interesuar për shërbimet e qendërmbrojtësit, por United kërkonte mbi 50 milionë euro për ta lënë të lirë atë.

Dështimi për ta shitur Maguire, i ka kushtuar Unitedit duke mos transferuar një nga objektivat e afatit kalimtar veror.

Benjamin Pavard ishte dëshira e madhe e trajnerit Erik Tan Hag për ta transferuar në Old Traford, por The Sun ka raportuar se United dështuan ta transferonin francezin vetëm për faktin se nuk mund ta shisnin Maguiren.

Edhe pse anglezi qëndroi përfundimisht në Manchester United, roli i tij në ekip nuk është aq i rëndësishëm sa në sezonet e mëparshme.

Gjithsesi te United do të tentojnë transferimin e një mbrojtësi në janar dhe Maguire pritet të nxirret sërish në shitje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy