Osmani: Po presim që shtetet e BE-së të përfundojnë procedurat e tyre dhe të marrin masat kundër Serbisë

by Nexhat

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se tashmë është çështje procedurale e shteteve anëtare të BE-së për konfirmimin e informacioneve rreth sulmit terrorist në Banjskë meqë më nuk ka dyshime se Serbia qëndron prapa këtij sulmi.

“Nuk ka më ndonjë dyshim. Unë e kuptoj që shtetet anëtare i kanë procedurat veç e veç e tyre për konfirmim të informacioneve, megjithatë presim që sa të përfundojnë ato procedura të ndërmerren masa konkrete”, tha Osmani sot në një konferencë për media.

banner

Ajo tha se ndërmarrja e masave lidhet drejtpërdrejt edhe me parimin e “mësimeve të mësuara” dhe se dialogu duhet të rimendohet për të rifilluar, duke përsëritur që ai s’duhet të nisë pa u ndëshkuar Serbia.

“Tashmë janë bërë 12 vite në dialog dhe është koha për reflektim, sepse qasja e ndërmarrë gjatë këtyre viteve, për fat të keq, e ka inkurajuar Vuçiqin që të përdorë dhunë dhe të kryejë akt agresioni në raport me Kosovën. Prandaj, nuk mund të sillemi sikur s’ka ndodhur 24 shtatori, duhet të ketë mësime të mësuara dhe procesi i dialogut të rimendohet në suaza të asaj që ka ndodhur më 24 shtator, duke e ditur që është edhe shkelje e qartë e nenit 3 të marrëveshjes”.

Ajo renditi edhe elementet që tha se e lidhin me krimin e 24 shtatorit.

“Katër elemente që e lidhin Serbinë me këtë sulm dhe e çojnë linjën komanduese deri te Presidenti Vuçiq. E para ka të bëjë me financimin e strukturave që ka dëshmi të evdientuara edhe muaj më parë, jo vetëm sa i përket 24 shtatorit. E dyta ka të bëjë me armët, që janë prodhuar në industrinë ushtarake të Serbisë dhe janë dhënë nga shteti serb për terroristët. E treta ka të bëjë me trajnimet, që tashmë as shteti serbe s’e mohon që i ka bërë me këto grupe terroriste. E katërta ka të bëjë involvimi dhe lidhjet politike të vetë shtetit serb me terroristët”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy