“Pa vullnetin e Kurtit, Osmanit e Konjufcës nuk zgjedhet kryeprokurori i shtetit”/ Presidentja nuk e dekreton Blerim Isufajn

by Nexhat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vendosur të mos e dekretojë Blerim Isufajn për Kryeprokur të vendit.

Kështu shefja e shtetit njoftoi në një konferencë për media,

“Bazuar në frymën dhe shkronjën e Kushtetutës sonë, të argumentuar nga aktgjykimet e shumta të Gjykatës Kushtetuese, konsideroj se nuk mund të kemi funksionim kushtetues të institucioneve nëse një proces nuk zhvillohet mbi respektimin e procedurave kushtetuese dhe ligjore”, tha Osmani.

Ajo tregoi se “procesi i përzgjedhjes së kryeprokurorit është cilësuar si i parregullt, diskriminues, i orkestruar, i kundërligjshëm nga të gjithë vëzhguesit e procesit, si nga organizatat vendore, ashtu edhe nga shumë prej partnerëve ndërkombëtar”.

Vlerësimi i saj, Osmani tha se është “brenda mandatit kushtetues” të saj si presidente, dhe se në të janë “evidentuar të gjitha shkeljet”, duke i përmendur disa prej tyre.

Pra me këtë vendim të presidentës së vendit, konfirmohet ajo thënja e kryeministrit Kurti në Kuvendin e Kosovës, se pa vullnetin e tij, të presidentës dhe kryekuvendarit, nuk mund të zgjedhet kryeprokurori i shtetit

Partia në pushtet do të vazhdojë betejen për ta kapur sistemin e drejtësisë në vend. /Informim .net

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy