Policia ka “neutralizuar” një person që mund të jetë sulmuesi i dyshuar i Brukselit.
Prokuroria Federale belge e konfirmoi këtë për mediat, duke specifikuar se identiteti i burrit “ende nuk mund të konfirmohet”.
Gjithçka duket se tregon” se personi i neutralizuar mëngjesin e sotëm nga policia belge në lagjen Schaerbeek është i dyshuari qe kreu sulmin embrëmshëm në Bruksel, i identifikuar si Abdesalem Lassoued.
Sipas ministres së Brendshme belge, Annelies Verlinden, autori i dyshuar mund të keë vdekur rrugës për në spital.
BBC raporton se arma automatike që iu gjet ishte e njëjtë me atë të përdorur në sulmin e së hënës.
Brukseli ka qenë në alarmin më të lartë terrorist pas sulmit të së hënës.
Sulmi ndodhi mbrëmbjen e përballjes mes Belgjikës kundër Suedisë, një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024 në Heyel stadium, rreth pesë kilometra larg vendit të ngjarjes. Kujtojmë se ndeshja u ndërpre.
Gjithashtu ky sulm ndodhi në një kohë kur vigjilenca është ngritur për shkak të luftës së vazhdueshme mes Izraelit dhe Hamasit, e cila i ka rritur tensionet në disa vende evropiane.