34
Forcat izraelite të mbrojtjes (IDF) dhe Shin Bet bëjnë me dije se, Asma al-Mazini, kreu i Këshillit Shura të Hamasit, u vra gjatë operacioneve izraelite në Rripin e Gazës.
Sipas deklaratës, al-Mazini ishte “ministri” përgjegjës për të burgosurit e Hamasit në burgjet izraelite dhe drejtoi sulme terroriste kundër Izraelit.
Sipas mediave te huaja, ai kishte udhëhequr gjithashtu negociatat për shkëmbimin e ushtarit të kapur izraelit Gilad Shalit.