Policia ka njoftuar se sot ka arrestuar dy persona, A.K. shtetas Kosovar i moshës 45 vjeçare dhe R.K. shtetase e Shqipërisë e moshës 32-vjeçare.
Ata dyshohen për veprën penale “Trafikkim me qenie njerëzore”.
“Me datën 18.10.2023, pas informacioneve të pranuara për dyshimet lidhur me kryerje të veprës penale ‘trafikim me qenie njerëzore’, Sektori Qendror i Hetimeve nga DHTQNj, në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë e lartcekur, ka zhvilluar hetime intensive, ku si rezultat janë identifikuar dhe janë arrestuar dy persona të dyshuar me iniciale A. K. viti i lindjes 1978 m/shtetas kosovar dhe R. K. viti i lindjes 1991 f/shtetase e Shqipërisë, pasi të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën ‘trafikim me njerëz’ nga neni 165 i KPRK-së.”
Ata janë dërguar në mbajtje, ndërsa viktimat e përfshira u janë nënshtruar procedurave për trajtim të viktimave të trafikimit.