Egjipti pranon të lejojë kalimin në Gaza për ofrimin e ndihmave

by Nexhat

Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi ka pranuar të hapë vendkalimin Rafah për një pjesë të vogël të kamionëve të ngarkuar me ndihma të destinuara për Rripin e Gazës, ka njoftuar Joe Biden.

Duke folur në bordin e Air Force One gjatë një vizite të papritur në kabinën e shtypit, Presidenti i SHBA u dha gazetarëve një përditësim rreth bisedave të tij me Presidentin Sisi.

Ai shpjegoi se Presidenti Sisi kishte rënë dakord të hapte vendkalimin Rafah për të lejuar deri në 20 kamionë me ndihmë humanitare në Gaza.

Biden tha: “Nëse Hamasi i konfiskon ose nuk e lë të kalojë … atëherë do të marrë fund”, ka raportuar BBC.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy