Eurodeputeti gjerman i reagon Sarrazinit: Je gabim, Lajçak e Borell e kanë humbur besimin në Kosovë

by Nexhat

Eurodeputeti gjerman, Reihnard Butikofer, i ka reaguar emisarit gjerman Manuel Sarrazin i cili ka shprehur qëndrimin e tij se s’ka nevojë për qasje të re sa i përket dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë,

Butikofer ka thënë se Sarrazin e ka gabim kur flet për një gjë të tillë. Politikani gjerman që ka zë në Parlamentin Evropian ka thënë se Borell, Lajçak dhe Varhelyi e kanë humbur besueshmërinë në Kosovë.

Sipas tij, vazhdimi i procesit të negociatave sikur s’ka ndodhur asgjë e çon procesin edhe më thellë në një qorrsokak

“Gabim, Manuel Sarrazin! Ju jeni në rrugën e gabuar. Lajçak, Borrell dhe Varhelyi kanë humbur të gjithë kredibilitetin në Kosovë. Të vazhdosh me punën si zakonisht çon më thellë në një qorrsokak”, ka shkruar Butikofer.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy