Hapet Fushata Vetëdijesuese për Parandalimin e Trafikimit me Njerëz në Komunën e Fushë Kosovës

by Merita

Edhe komuna e Fushë Kosovës, ka nisur sot fushatën vetëdijesuese për parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore.

Fushata fillon nga data 18 tetor 2023 dhe do të zgjasë një muaj.

banner

Qëllimi i fushatës është parandalimi i trafikimit me njerëz dhe ngritja e vetëdijes së popullatës së gjerë. Gjatë kësaj periudhe do të realizohen aktivitete në parandalimin e trafikimit me njerëz.

Mesazhi i fushatës është: “TRAFIKIMI PREKË TË GJITHË! TA MBROJMË VETEN DHE FËMIJËT TANË!“

Slogani i fushatës është: “MOS HESHT”

Fushata organizohet nga Zyra e Koordinatorit Nacional Kundër Trafikimit me Njerëz, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy