Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim njoftues ambasadorin e ri të Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer.
Ai tha se kanë biseduar për zhvillimet aktuale dhe marrëdhëniet mes dy popujve.
“Duke i uruar mirëseardhje dhe punë të mbarë në vendin tonë, me ambasadorin Schnetzer biseduam për zhvillimet aktuale në vendin tonë dhe gjithashtu vumë theksin tek marrëdhëniet historike ndërmjet dy popujve.”
Haradinaj e ka falënderuar ambasadorin Schnetzer për ndihmën e vazhdueshme që Austria i ka dhënë Kosovës në të gjitha periudhat e shtetndërtimit, “me theks të veçantë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në rrugën tonë drejt integrimeve euro-atlantike”.