Haradinaj: Qeveria po bën eksperimente me aleatët, Gjermania e Mbretëria e Bashkuar rikthyen ushtarët, s’është e lehtë për ta

by Nexhat

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se ”eksperimentet e qeverisë ndaj aleatëve dhe në obligimet e marrura si shtet e kthejnë Kosovën prapa”.

Këto komente Haradianj i bëri gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë në Komunën e Klmës.

banner

”Bashkëbisedimin me qytetarë sot e nisa në komunën e Klinës. Diskutuam për zhvillimet politike, situatën ekononike dhe veçanërisht atë të sigurisë pas ngjarjeve në veri të vendit. Në takim me qytetarë, theksova se eksperimentet e qeverisë ndaj aleatëve dhe në obligimet e marrura si shtet e kthejnë Kosovën prapa”, ka shkruar Haradiaj në Facebook.

Tutje, ai ka thënë se problemet  e sigurisë në veri kanë bërë që shetet aleate të shtojnë forcat e sigurisë.

”Ngjarjet në veri e kanë shndërruar Kosovën në problem të sigurisë ndërkombëtare. Sot, jemi në një situatë ku shtetet aleate si Gjermania e Mbretëria e Bashkuar janë detyruar t’i rikthejnë trupat e tyre në kuadër të KFOR, e kjo nuk është e lehtë për ta”.

”Është koha të mos lejojmë të dëmtohet progresi që e kemi arritur për këto 20 e sa vjet. Shkaktimi i krizave që destabilizojnë rendin e sigurinë në rajon, cenon mundësinë për zhvillim të gjithëmbarshëm dhe realizimin e aspiratës sonë për integrimin në BE dhe në NATO”, ka thënë Haradinaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy