Ish-oficerja e CIA dhe FBI: Nuk do ta lija kurrë fëmijën tim të bënte këto shtatë gjëra

by Merita

Një ish-oficere e CIA-s dhe agjente e posaçme e FBI-së, ka treguar shtatë gjërat që nuk do ta linte kurrë vajzën e saj tetëvjeçare t’i bënte, duke pasur parasysh profesionin e së kaluarës.

Tracy Schandler Walder, 44 vjeç nga Teksasi ka punuar më parë si oficere e operacioneve të stafit në Qendrën Kundër Terrorizmit të CIA-s, dhe si agjente speciale në zyrën në terren të FBI-së, në Los Angeles.

banner

Në një video të fundit, Schandler Walder renditi disa nga masat paraprake që ajo merr si prind dhe ish-spiune.

Së pari dhe më kryesorja, ajo tha se nuk do ta linte vajzën e saj të shkonte në kamp për të fjetur, sepse mendon se vajza e saj është shumë e re.

Më tej ajo vazhdoi të tregojë se nuk ka armë në shtëpinë e saj, pavarësisht se ajo ka punuar në CIA dhe FBI, duke thënë: “Është thjesht diçka që unë zgjedh të mos e bëj”.

“Unë gjithmonë, gjithmonë, gjithmonë mbyll të gjitha ilaçet e mia dhe alkoolin tim”, vazhdoi ajo.

Kur arriti tek e katërta që bën për të mbrojtur vajzën e saj, ajo u shpreh se “Unë gjithmonë hulumtoj në Google të gjithë mësuesit që ajo ka, çdo mësues apo trajner që është në jetën e saj”.

Duke vazhduar listën, ajo tha se nuk do ta linte vajzën e saj ‘të shkonte dhe të kthehej vetë në shkollë’.

“Unë gjithashtu nuk do ta lija të përdorte banjën në një restorant apo në ndonjë vend publik vetëm. Unë shkoj gjithmonë me të”, shtoi ajo.

Në fund, nëna e përfundoi videon e saj duke thënë se vajza e saj është gjithashtu në një moshë ku “nuk e lë të luajë pa mbikëqyrje pa praninë e një të rrituri”.

Schandler Walder ishte studente në Universitetin e Kalifornisë Jugore kur ajo u rekrutua nga CIA në një panair pune. Pas largimit nga CIA, ajo u bë një agjente speciale e FBI-së.

Shumë komentues e lavdëruan atë për këshillat e sigurisë që ajo ndau në videon e saj të fundit, dhe disa shtuan se ata marrin masa të ngjashme me fëmijët e tyre./Dailymail/

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy