Izraeli mohon bombardimin e spitalit të Gazës: Ishte dështimi i raketës së Xhihadit Islamik

by engel

Ushtria izraelite mohoi përgjegjësinë për bombardimin e spitalit të Gazës, ku mbetën të vdekur 500 persona.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thonë se bazuar në informacionin e inteligjencës, një raketë e dështuar e Xhihadit Islamik Palestinez shkaktoi shpërthimin vdekjeprurës në spitalin e Gazës.

banner

Në një deklaratë, IDF shprehet: Një analizë e sistemeve operacionale të IDF tregon se një breshëri raketash u hodhën nga terroristët në Gaza, duke kaluar në afërsi të spitalit Al Ahli në Gaza në kohën kur u godit. Inteligjenca nga burime të shumta që kemi në duart tona tregon se Xhihadi Islamik është përgjegjës për lëshimin e dështuar të raketës që goditi spitalin në Gaza.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy