Ushtria izraelite ka publikuar pamje nga droni që, sipas saj, dëshmojnë se shpërthimi vdekjeprurës në spitalin “Al-Alhi” në Rripin e Gazës nuk është shkaktuar nga armatimi i saj, për të cilin tha se do të shkaktonte një gropë e jo një parking të përfshirë nga zjarri e kulme të ndërtesave që kishin vrima nga copëzat e predhës.
Në videon e publikuar nga ushtria izraelite shihen fotografi të parkingut të spitalit, ku ndodhi shpërthimi dhe ku u vranë qindra njerëz, sipas një zyrtari shëndetësor të Hamasit, raporton gazeta “The Times of Israel”.
IDF publishes drone footage showing before and after the failed Islamic Jihad rocket slammed into the parking lot of the Ahli hospital in Gaza. pic.twitter.com/X4W9Jo18D1
— Emanuel (Mannie) Fabian (@manniefabian) October 18, 2023