Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri me bashkëpunëtorë, ka pritur në takim Komandantin e Komandes Rajonale te KFOR-it me bazë në Pejë, Kolonelin Gabriele Vacca.
Kjo u bë e ditur në një njoftim të publikuar nga komuna e Pejës në rrjetin social Facebook.
Sipas njoftimit, kryetari Muhaxheri i ka uruar mirëseardhjen në Komunën e Pejës, z.Vacca, të cilit gjithashtu i uroi suksese në detyrën dhe përgjegjësinë, që e ka marrë, duke theksuar se bashkëpunimi me KFOR-in italian do të vazhdojë edhe në të ardhmen për çështje të ndryshme, të cilat do të jenë në interes të përbashkët për Komunën e Pejës.