Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përshëndetës, komandanten e deritashme të KFOR-it LMT East, kapitenen Natasha Petelinkar.
Në takim ishte edhe komandanti i ri, po ashtu nga Sllovenia, Major Ivan Pogorevc, me zëvendësin e tij, oficerin Gorazd Šegula.
Lladrovci e vlerësoi lart bashkëpunimin me Komandanten e deritashme, znj. Petelinkar dhe i uroi suksese të mëtejshme në detyrën e saj ushtarake në dobi të paqes dhe sigurisë.
“Bashkëpunimi ynë i shkëlqyer me KFOR-in, do të vazhdojë edhe më tej, me komandën e re sllovene, majorin Pogorevc, të cilit i dëshiroj mirëseardhje”, ka deklaruar Lladrovci, duke shtuar se KFOR-i me sukses po e ushtron mandatin për ndërtimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët.