Deklaratat vijnë pas mesazhit të mbështetjes për popullin palestinez që ish-lojtari i Real Madrid postoi në rrjetet sociale
Ministri i Brendshëm francez, Gérald Darmanin, gjatë një interviste televizive, akuzoi në mënyre të tërthorte Karim Benzema për lidhje me terrorizmin.
Akuzat u hodhën në drejtim të Topit të Artë francez gjatë një interviste te ministrit për CNews.
Darmanin, duke folur për sulmet në Francë dhe Belgjikë pas konfliktit midis Izraelit dhe grupit terrorist palestinez Hamas, tha: “Z. Karim Benzema ka lidhje të njohura, siç e dimë të gjithë, me organizatën Vëllazëria Myslimane”, e njohur si një organizatë terroriste në shumë vende, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Egjiptin dhe Rusinë.
Deklaratat erdhën pas kritikave të marra nga Benzema për ndarjen e një mesazhi mbështetjeje për viktimat palestineze pa përmendur ato izraelite.
Duduu Aouate, ish-portieri izraelit i Racing dhe Deportivo La Coruña ndër të tjera, u përgjigj qartë përmes rrjeteve sociale: “Ti je nje bir …”, tha ai. Për momentin nuk ka asnjë përgjigje nga Benzema, i cili u bashkua me Ligën Saudite këtë sezon.