Neymar ka këputur ACL [ligamentin e kryqëzuar të përparmë] dhe meniskun në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës 2026 kundër Uruguait.
Këtë e ka konfirmuar klubi ku ai aktualisht luan, Al Hilal.
Dy lëndime të kombinuara, pra ky është një dëmtim i madh dhe potencial për t’i dhënë fund karrierës. Ai do të humbasë të paktën të gjithë sezonin dhe do t’i nënshtrohet edhe operacionit.
https://twitter.com/Alhilal_EN/status/1714733524559749539?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1714733524559749539%7Ctwgr%5E01004435db3db41ad0be716ae18811f70d940a2a%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fneymar-ka-keputur-ligamentin-dhe-meniskun-karriera-e-tij-mund-te-kete-marre-fund%2F
Braziliani ishte në lot pasi kishte pësuar lëndim të rëndë dhe 31-vjeçari u largua me barelë pasi nuk mund të ecte.
Verën e kaluar, Neymar iu bashkua klubit nga Arabia Saudite. Al Hilal për 90 milionë euro nga Paris Saint-Germain.
Ai ishte gjithashtu i lidhur shumë me rikthimin në Barcelonën ku kishte luajtur më herët, por në fund nuk u arrit marrëveshja.
