Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç gjatë vizitës së tij në Tiranë, zhvilloi në një konferencë të përbashkët me presidentin, Bajram Begaj.
Gjatë fjalës së tij Presidenti kroat teksa komentoi konfliktet që së fundmi kanë përfshirë Kosovën dhe Serbinë, duke u ndalur edhe tek lufta Izrael-Hamas, ai tha se duhet të ketë një qasje të kujdesshme për këto çështje.
“Një incident shumë serioz. Pra dy javësh kam thënë që Serbia dhe presidenti Vuçiç na kanë borxh një përgjigje. Mbaj qëndrimit që kisha më herët, për sanksione. Nuk ka sanksione që do të ishin frytdhënëse. Ato sanksione ndoshta u ndihmojnë atyre që janë në pushtet. Këtë e kam thënë edhe në fillimin e luftës në Ukrainë, e kam thënë këtë edhe për Serbinë. Por ajo që dua të them është se ai duhet të jetë në presion të bashkëbiseduesve për të na dhënë gjëra të qarta dhe ndaj kërkoj edhe pak durim dhe besoj që këto vendime më vonë nuk do t’i marrë Kroacia, por të tjerë”, tha presidenti kroat.
Nga ana e tij presidenti Bajram Begaj tha se në takime me ndërkombëtarët kanë vënë theksin tek të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës.
“Shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës duhet dhe meritojnë standarde europiane. Në atë rajon mungojnë investimet ekonomike, nuk njihen diplomat universitare. Në çdo takim bilateral diplomacia shqiptare ka ngritur shqetësim në lidhje me këtë çështje. Kam takuar të gjithë përfaqësues të partive politike dhe jam njohur me shqetësimin e tyre. Pasivizimi i adresave është bërë objekt edhe në Këshillin e Europës. Besoj se Shqipëria do të jetë një zë i fuqishëm për të mbrojtur këtë të drejtë të shqiptarëve”, tha ndër të tjera Presidenti Begaj.
Teksa foli për marrëdhëniet Kosovë-Serbi si edhe sulmin në veri të Kosovës, Presidenti Begaj tha se rruga e vetme për të përmirësuar marrëdhëniet me dy vendeve dhe për të mos krijuar trazira në rajon, është dialogu
“Përgjatë një viti që jam President i Shqipërisë më është dashur të përballem me ngjarjet në veri. Jam shprehur se nuk duhet të vazhdojë më kjo situatë. Deskalimi i situatës në veri të Kosovës është për të ruajtur paqen dhe sigurinë në rajonin tonë. Dialogu e vetmja rrugë për të arritur në përmirësimin e marrëdhënies së dy shteteve. Për ne dialogu dhe zbatimi i planit europian është zgjidhja për veriun e Kosovës dhe marrëdhënien mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ndër të tjera Presidenti Begaj.
Presidenti kroat: Ne duhet të jemi të vetëdijshëm që jo të gjitha ngjarjet e këtij lloji janë të lidhura me ngjarjet në Palestinë. Shteti islamik po bën shumë rrëmujë. Kemi pasur djegie të Kuranit në Suedi. Por në këtë situatë do duhej të bisedohej sa më qetë dhe të bëheshin sa më shumë analiza. Mendimi im është që të tregohemi të kujdesshëm, dhe duhet të bëjmë një ekuilibrim të qëndrimeve të ndryshme. Kur bëhet fjalë për Palestinën jam për një qasje objektive. Një pjesë e administratës izraelite kanë reaguar shumë ashpër. Ne konsiderojmë që të gjitha rregullat të jenë të barabarta. Duhet të jemi të -kujdesshëm me flamujt, në zyrën time flamuri kroat është i vendosur më së lartë. Besoj që flamuj të tjerë në institucionet kroate nuk kanë vend, qoftë ato palestineve, izraelite apo të tjera”, tha presidenti kroat