Rusia kërkesë Izraelit: Vërteto që nuk e bombardove spitalin në Gaza

by engel

Qindra civilë u vranë mbrëmë kur një spital në qytetin e Gazës u bombardua, siç njoftoi Ministria e Shëndetësisë e lëvizjes islamike palestineze Hamas, duke fajësuar Izraelin për sulmin.

Ushtria izraelite, nga ana e saj, e drejtoi gishtin nga Xhihadi Islamik duke thënë se ata qëndrojnë prapa këtij sulmi, ishte një dështim nga ana e tyre për të lëshuar raketen që kishte për qëllim vrasjen e civilve izraelitë por që përfundojë keq për civilët palestinez. Xhihadi Islamik sipas Izraelit është një organizatë terroriste që mbështetet 100% nga Republika Islamike e Iranit.

banner

Ministria e Jashtme e Rusisë e quajti sulmin në spital një sulm “tronditës” dhe “çnjerëzor”.

Në deklaratat e saj për Radio Sputnik, përfaqësuesja e tij, Maria Zakharova, i bëri thirrje Izraelit të provojë pretendimin e tij se nuk ishte i përfshirë në sulm, duke lëshuar imazhe satelitore që do të vërtetonin pafajësinë e tij.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy