Piloti i Ferrarit, Carlos Sainz, foli për të ardhmen e tij te skuderia kokëkuqe.
Piloti spanjoll komentoi edhe ecurinë jo të mirë të italianëve këtë sezon në Formula 1, dukë pasur një vit tjetër zhgënjyes.
Pavarësisht vështirësive, Sainz shprehu besnikërinë ndaj drejtuesve dhe tifozëve, duke premtuar shumë shpejt rinovimin.
“Të jem te Ferrari nuk ka qenë asnjëherë në dyshim për mua, Gjithmonë jam ndier komod në Maranello dhe për këtë arsye dua të rri gjatë këtu. Shpresoj që stina e dimrit të sjellë një mundësi marrëveshje me drejtuesit e Ferrarit, Ëndrra ime është të fitoj tituj me këtë skuderi”, mbylli deklaratën e tij 29-vjeçari.
Ferrari këtë sezon ka grumbulluar 298 pikë, teksa renditet në vendin e tretë të renditjes për konstruktorë.
Siç edhe drejtori Frederic Vasseur, objektivi i kokëkuqes është vendi i dytë në klasifikimin përfundimtar, me Red Bullin që siguroi titullin për skuderi që në mesin e botërorit të shpejtësisë./ Super Sport