Sulmi në spitalin e Gazës, reagon BIK-u: Të parandalojmë holokaustin e ri

by Nexhat

Gjatë mbrëmjes së 17 tetorit 2023 në orët e vona është goditur me raketa spitali në Gaza.

Për këtë ka reaguar edhe Bashkësia Islame e Kosovës, e cila ka kërkuar të parandalohet “një holokaust i ri”.

“Jam i tmerruar e i trishtuar pas lajmit për bombardimin dhe granatimin e spitalit në Gaza, ku humbën jetën qindra qytetarë të pambrojtur e të pafajshëm, gra, fëmijë, të sëmurë dhe të plagosur. Dënojmë në formën më të ashpër këtë veprim, i cili është krim kundër njerëzimit”, thuhet në reagim.

Tutje, BIK-u bëri thirrje botës demokratike e qytetëruese, që të ndërmarrë hapa e të veprojë me shpejtësi në parandalimin e një kasaphaneje në Gaza, për të cilën do të jemi përgjegjës që të gjithë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy