Vinicius Jr bën autokritikë: Kam qenë shumë keq në ndeshjet e fundit

by Nexhat

Sulmuesi i Brazilit dhe Real Madridit, Vinicius Junior ka pranuar se ka përjetuar formë të dobët në ndeshjet e tij të fundit.

Brazili u mposht 2-0 nga Uruguai në kuadër të kualifikimeve për Kupës e Botës 2026 duke shkuar në gabimin e dytë në këto kualifikuese.

Në fund të ndeshjes, Vinicius Jr foli në mediat braziliane për të kritikuar, jo vetëm kolektivisht, por edhe individualisht.

“Isha shumë keq në lojë, isha shumë keq edhe në ndeshjet e fundit. Kam shumë për të përmirësuar”, ka thënë fillimisht Vinicius Jr.

Një trajektore larg asaj që pritej

Lojtari e ka pranuar se performanca e tij me ekipin brazilian nuk po shkon ashtu siç e ka imagjinuar.

“Mendoj se cikli im në Kombëtare nuk ka qenë ende ai që prisja. Kam shumë për të evoluar që të mund të luaj sa më mirë, mund të bëjë siç bëj në Real”.

“Sigurisht, presioni është gjithashtu i madh. Dhe unë jam gjithmonë i përgatitur. Dua të evoluoj, dua të përmirësohem sa më shpejt që të jetë në gjendje të ndihmoj ekipin”, përfundoi sulmuesi anësor.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy