Xherdan Shaqiri në garë për golin e raundit nga UEFA, rrezikohet nga një serb

by Nexhat

Xherdan Shaqiri ka zhvilluar një nga ndeshjet e tij më të mira me fanellën e Përfaqësueses së Zvicrës në barazimin dramatik 3-3 me Bjellorusinë.

Ylli nga Kosova ishte i pandalshëm në këtë sfidë me një gol të shënuar dhe një asistim fantastik.

banner

Megjithatë goli i tij ishte i jashtëzakonshëm dhe është në garë për golin më të mirë të raundit nga UEFA.

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian në faqen e saj ‘UEFA Euro 2024’ ka hapur votimet për tifozët për golin më të mirë të raundit.

Shaqiri është në garë me yllin turk Yunus Akgun atë ukrainas Mykhaylo Mudryk si dhe serbin Alaksandar Mitrovic.

32-vjeçari realizoi një gol spektakolar dhe sigurisht që përveç votave të zviceranëve i meriton edhe votat e shqiptarëve për gjithçka që ka bërë rreth reprezentimit të shqiptarëve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy