Zbardhet mbledhja e deputetëve të PD, opozita drejt radikalizimit? Propozojnë përplasje në Kuvend, bojkot dhe grevë urie. Si përgjigjet Berisha (E PLOTE)

by Nexhat

Dje, grupi parlamentar i PD-së përkrahës të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ata të Gazment Bardhit, zhvilluan një mbledhje me dyer të mbyllura. Gazetari Osman Stafa ka zbuluar për BalkanWeb diskutimet nga mbledhja e djeshme e demokratëve, ku flitet për një aksion më të fortë opozitar. Gjatë fjalës së tij kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi foli për një qëndrim unison, ndërsa sugjeron që opozita të mos lejojë që të zhvillohet aktivitet normal parlamentar.

Ndërkohë, ish-kryeministri Berisha sugjeron që të bëhet një letër publike dhe t’u sqarohet kancelarive dhe ndërkombëtarëve ajo çka po ndodh sipas tij në Kuvend dhe se si trajtohet opozita. Po ashtu ai si hap të dytë sugjeron që të mblidhen bashkë me partitë aleate të PD-së ku të diskutohet mbi situatën. Nga ana tjetër Berisha u shpreh kundër bojkotit.

banner

DISKUTIMET
BARDHI: 
Do të duhet të kemi një qëndrim. Mazhoranca po na bllokon çdo hapësirë institucionale. Kanë asgjësuar parlamentarzimin. Opozita nuk duhet të lejojë që të zhvillohet aktivitet normal parlamentar, përderisa mazhoranca do të vazhdoje të rrezojë kërkesat e opozitës për komisionet hetimore parlamentare, apo mospranimin e ndryshimit te anëtareve të komisionit te posaçëm te reformës zgjedhore. Kjo që po ndodh aktualisht s’ka ndodh kurrë me opozitën. Është asgjësuar çdo hapësirë. Praktikisht na kanë venë në kushtet kur ata vendosin gjithçka për ne. Do duhet te kemi një qëndrim të prerë. Unë pres nga ju propozime dhe duhet të dalim me një vendim se çfarë duhet të bëjmë

BERISHA: Mendoj se ne duhet të bëjmë një letër, edhe publike, dhe tua shpërndajmë kancelarive, ndërkombëtare dhe t’i vëmë në dijeni se çfarë po ndodh në parlamentin shqiptar, së çfarë po ndodh me opozitën. Më pas duhet te mbledhim partitë aleate, ku mund te diskutojmë për situatën në fjalë dhe hapi i fundit është përplasja, në mënyrë që të mos lejojmë zhvillimin normal të seancave parlamentare, por t’i bllokojmë ato.

BLEDJON NALLBATI: Është e vërtetë që jemi në një situatë kritike ku qeveria po tenton të na asgjësojë. Unë mendoj që nuk është ky momenti qe tu kërkojmë njerëzve të bëjnë betejë, por na takon ne ta bëjmë betejën pasi ne jemi ata që jemi votuar për këtë punë. Ne duhet të marrim një vendim me veten dhe me njeri-tjetrin ose të reagojmë me të gjitha mënyrat për të mbrojtur opozitarizmin dhe interesin e qytetareve ose t’u kërkojmë falje shqiptareve dhe t’i hapim rrugën dikujt tjetër qe e merr përsipër ta bëjë këtë beteje.

LESKAJ: Duhet të thellojmë aksionin opozitar. Situata jonë është e vështirë. Kjo do te thotë se duhet te reagojmë sa ç’duhet. Duhet të marrim hap pas hapi të gjitha mundësitë e reagimit, duke shkuar edhe deri në ekstrem, në grevë urie, siç ka bërë Pjeter Arbnori në vitin 1997.

BERISHA: Mendoj që bojkoti nuk është opsion si mekanizëm për t’u përdorur nga ana jonë, pra bojkoti i parlamentit. Nuk do të përdorim ato praktika që janë përdorur më parë, (I referohet djegies së mandateve, braktisja e zgjedhjeve) por do të përdorim çdo mjet demokratik që askush të mos marrë nëpër këmbë opozitën, siç ndodhi në seancën e fundit parlamentare.

HELIDON BUSHATI: Mendoj se duhet te bëhemi interesant politikisht, se ka humbur interesin i medias dhe publikut, ka humbur pak interesi tek aksionet tona politike. Unë besoj doktor se ne nuk duhet ta përjashtojmë edhe bojkotin, jo një bojkot pafund, po një bojkot me një kohe të caktuar dhe që ka qëllime të qarta politike. Nuk duhet te kemi kompleks bojkotin. Nuk duhet të jetë instrumenti i parë, por pasi të ezaurojmë instrumentet e tjerë, pse jo edhe bojkot. Mund të jetë 1 javë, 2 javë, e përcaktojmë, por do te jetë bojkot që qytetaret shqiptarë ta kuptojnë kush është opozita e vërtetë. Dhe po dolëm ne nga parlament aty do të mbesin disa deputete. (I referohet Bashës dhe deputeteve mbështetës te tij)

BERISHA: Jam duke të  ndjekur me vëmendje Bushat.

HELIDON BUSHATI: Duhet ta nisim me shkallë, aksionin tonë. Nuk duhet te shkojmë direkt në veprime ekstreme. Duhet ta nisim me këtë që kemi nisur nëpër komisione, të kundërshtojmë dhe reagojmë. Pra duhet te shkojmë në ngritje. Nqs ata nuk reflektojnë, jam patjetër, sikundër tha Leskaj, se më nxiti, jo me inspiroi, thjesht nxitje, mund të shkojmë edhe tek greva e urisë. Pra nuk bie dakord me Doktorin, që thotë që jam absolutisht kundër bojkotit. Pra ne të mos e kemi qellim në vetvete bojkotin, të mos e kemi të gjatë, por si akt mund ta bëjmë. Pra ky akt tregon se kush është edhe opozita e vërtetë.

XHELAL MZIU: Ka dhjetë vite që qeveria dhe Parlamenti luajnë rolin presionit ndaj opozitës, denigrimit, përçarjes dhe zhbërjes nëpërmjet përdorimit të pushtetit e fondeve të pista. Në këtë koncept duhet një strategji gjithëpërfshirëse dhe sensibilizimin për opinionin publik. Po mire e bllokuam ne parlamentin, a zgjidhim gjë? Nuk mjafton. Ne merremi me një gjë dhe leme ne krahun tjetër 10 gjera dhe s’merremi fare, duhet një ndërhyrje totale dhe radikale. Ok e bllokojmë parlamentin, fusin ata te PS ne rend dite, miratimin e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore dhe çfarë fitojmë ne me këtë? Pra duhet te kemi një strategji me afatgjate, ku të përfshihet çdo veprim, të përfshihet çdo spektër, të përfshihen fasho të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, intelektual, persona publik, etj.

TRITAN SHEHU:
 Ne duhet ta fillojmë duke bërë hapa konkret sa i përket bashkimit të opozitës. Duhet të na ktheni të gjithëve në grupin parlamentar të PD-së. Mesa kam parë Oerdi është rehabilituar tashme. Mendoj se duhet edhe qe takimet e radhës t’i mbajmë në selinë e Partisë Demokratike.

BERISHA: Tritan, ne na ka rene zjarri në shtëpi. Jam dakord me shqetësimin që ngrihet, por ne duhet të merremi me zjarrin që na ka rënë në shtëpi, pasi mendoj se në këtë situate që është opozita sot nuk ka qene kurrë, madje as ne 97-en.

AGRON DUKA: Secili nga ne është i aftë të drejtojë, por këtu kemi ardhur për të dëgjuar çdo të bëjmë. Prezenca jonë shpreh dakordësi, por secili nga ne mendon se jep rrugëzgjidhje, ndërkohë që kjo krijon kakofoni dhe nuk ka produkt, pavarësisht se unë nuk jam dakord me shumë gjëra që thuhen këtu, por kam ardhur të dëgjoj axhendën e opozitës e ta zbatoj atë.

FATMIR MEDIU: Për të mos u gjendur në të njëjtën situatë që u gjendëm në 14 maj, përderisa ligjërisht ende nuk është e qartë se kujt i takon logo e PD, unë mendoj se duhet të krijohet një koalicion opozitar, që të këtë emrin e tij, logon e tij, në mënyrë që të jetë ky koalicion që ta përgatisë veten në betejat e ardhshme parlamentare. Duhet të instucinalizohemi, duhet të ndërtojmë marrëdhëniet me ndërkombëtarët. Pasi qëllon që vjen një ndërkombëtar në Tiranë dhe nuk di kë të takojë. Kështu ne duke krijuar ketë koalicion mbarëopozitar, jemi më të qartë dhe më të identifikuar nga qytetarët. Marrëdhënia me ndërkombëtarët nuk duhet parë individualisht, por si opozitë në Tiranë, në delegacion, Parlament apo dhe partitë si motra. Jo si privilegj personal, por përgjegjësi opozitare. Ideja e koalicionit është për të krijuar një brand opozitar sepse praktika ka treguar se ne kemi dalë në koalicion. Po ashtu të dalim nëpër rrethe duke krijuar hapësirë për deputetë dhe figura të reja të flasin me njerëzit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy