Zyra e BE-së përkrah Osmanin për çështjen e Kryeprokurit, kërkon proces fer e meritor

by Nexhat

Shefi i Zyrës së BE-së, Thomas Szunyog, ka reaguar pas vendimit të presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani për të mos e dekretuar Blerim Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit,

Szunyog ka thënë se duke marrë parasysh deklaratën e presidentes Osmani për Kryeprokurorin, thekson nevojën e madhe për një proces të selektimit në pozitat brenda sistemit të drejtësisë që bazohet në merita, që është transparent dhe fer.

banner

Ai iu ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të ruajnë me vendosmëri parimet dhe standardet më të larta të sundimit të ligjit në zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit, zgjedhje kjo që sipas Szunyog është vonuar.

“Duke marrë parasysh deklaratën e Presidentit për Kryeprokurorin e Shtetit, theksoj nevojën kritike për një proces përzgjedhjeje të bazuar në merita, transparente dhe të drejtë për pozitat brenda sistemit të drejtësisë. I bëj thirrje autoriteteve të #Kosovës që të ruajnë me vendosmëri parimet dhe standardet më të larta të sundimit të ligjit në zgjedhjen e vonuar të Kryeprokurorit të Shtetit.”, ka shkruar ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy