Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i pyetur për vitet që LDK-ja ka udhëhequr me dialogun me Serbinë, ka thënë se LDK-ja e ka sjell lirinë, demokracinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“Nuk po i hy në hak askujt sepse po flas për lëvizjen më të madhe”, ka thënë ai.
Ka shtuar se programi politik i LDK-së ka qenë program kombëtar i shqiptarëve të Kosovës dhe sipas tij, në këtë program ka lind ideja e Republikës së Kosovës.
“Kjo është histori e pandryshueshme. Populli i Kosovës ka qenë vet LDK-ja”, ka thënë ai.
Sipas tij, do të kalojnë vite të tëra që historia e LDK-së nuk do të përsëritet prej askujt.