Abdixhiku për programin e LDK-së: Jemi në rrugë të mirë, presim kthimin e besimit

by Nexhat

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kjo parti “është në rrugën e mirë të kthimit të besimit” nëpërmjet programit të prezantuar “Rruga e Re”. “Dua ta bëj atë rrugë të re për Kosovën dhe ta kthejmë ëndrrën e besimit në këtë vend dhe do ta bëjmë dhe jemi mirë. Jemi në rrugë të mirë, kemi kthim të besimit të njerëzve në LDK”, ka deklaruar Abdixhiku duke shtuar se LDK-ja “dallon nga partitë tjera opozitare”.

Ai ka thënë se programi i propozuar nga partia e tij për qeverisje identifikon tri kriza kryesore dhe ofron 127 zgjidhje konkrete.

banner

Në “Konfront” të KTV-së të enjten, Abdixhiku ka thënë se krizat kanë të bëjnë me polarizim shoqëror, frikësim të qytetarëve e persekutim. Sipas tij, në Kosovë ka varfërim të ambicies.

Sipas tij, programi i LDK-së parasheh investime ambicioze në shëndetësi, arsim e sferat tjera kyçe.

“Rruga e re është krenarisht e lidhur me rrugën filozofike të Ibrahim Rugovës. Synojmë mbrojtjen e lirisë fondamentale, synojmë demokracinë dhe synojmë orientimin properëndimor që e ka nisur presidenti Rugova. Ky është prioriteti jonë. Po i humbim kohën dhe të rinjtë”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka thënë se LDK-ja ka pranuar të operojë me “orën e vendit”. “Qytetarët na kanë dhënë orën për katër vjet opozitë. Duhet të dalim me ide konkrete dhe kjo duhet të vlerësohet”, ka thënë ai për programin e prezantuar nga LDK-ja.

Abdixhiku ka thënë se LDK-ja synon zhvillimin e programit me rritje ekonomike prej 4-5 për qind në vit. Sipas tij, në program parashihen katër vija të financimeve të programeve, përmes financimit vetanak, buxhetit të Kosovës, kursimeve pensionale e partneritetit publiko-privat.

Ka thënë se LDK-ja planifikon ndërtimin e një qendre të re spitalore në vlerë mbi 250 milionë euro. Në shëndetësi është zotuar edhe për nisjen e funksionalizimit të fondit të sigurimit shëndetësor

Abdixhiku ka pranuar se ka gabuar me idenë e mëhershme për zvogëlim të numrit të ministrive. Ka thënë se “thjesht ka ministri që nuk shkojnë bashkë”, teksa ka shtuar se vazhdon të jetë i mendimit se në të kaluarën janë krijuar ministri për të rehatuar partnerë koalicioni.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy