Deputeti i PE-së Klemen Groshel: Sanksionet nuk janë kundër Serbisë, por kundër atyre që janë përfshirë në sulmin në Banjskë

by Nexhat

Sot Parlamenti Evropian pritet të miratojë një rezolutë me të cilën kërkohet vendosja e masave ndaj Qeverisë së Serbisë nëse vërtetohet përfshirja e saj e drejtpërdrejtë në sulmin terrorist në Banjskë.

Sanksionet nuk kanë për qëllim qytetarët e Serbisë, por ata që janë të përfshirë në atë konflikt, shpjegon për N1 deputeti i Parlamentit Evropian Klemen Groshel.

banner

Në projekt-rezolutë, Komisioni Evropian dhe Këshilli Evropian ftohen të marrin masa kundër Qeverisë së Serbisë nëse konstatohet se Shteti i Serbisë ka qenë drejtpërdrejt i përfshirë në sulmin e terrorist në Banjskë. Sulmet e ndodhura në maj të vitit 2023 kanë ndodhur në veri të Kosovës.

“Thelbi i kësaj rezolute është t’u bëjë thirrje të dyja palëve që t’i kthehen de-përshkallëzimit dhe negociatave. Është një mesazh në radhë të parë për autoritetet serbe, por edhe për autoritetet e Kosovës”, ka shpjeguar Groshel në një deklaratë për korrespondentin evropian N1, para fillimit të seancës në Strasburg.

Groshel tha se personalisht është i kënaqur me tekstin e rezolutës dhe se është arritur një kompromis i mirë, sepse është rezoluta e parë për të cilën, siç theksoi, ka marrëveshje të pothuajse të gjitha grupeve politike në Parlamentin Evropian.

“Mesazhi është i qartë – ne nuk i sanksionojmë qytetarët, ata nuk janë sanksione ndaj Serbisë. Para së gjithash, duhet të bëhet një hetim, që Serbia të marrë pjesë plotësisht, dhe ata që janë autorë, iniciatorë, organizatorë… do të sanksionohen, por vetëm kur të vërtetohen të gjitha faktet”, shpjegoi Groshel

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy