Dy shqiptarë me fëmijë, të bllokuar në Gaza/ Ambasadorja Kumbe: Dalja e tyre, e pamundur

by engel

Dy shqiptarë ndodhen në rripin e Gazës, zonë ku Izraeli ka po vijon kundërsulmet ajrore, pas sulmit të Hamasit të shtunën e 7 tetorit.

Këtë fakt e bëri të ditur ambasadorja shqiptare në Izrael, Meri Kumbe, e cila zbuloi se bëhet fjalë për motër e vëlla.

banner

Ajo tha në emisionin e Blendi Fevziut se dy shqiptarët kanë krijuar familjet e tyre dhe kanë fëmijë të mitur.

Kumbe bëri të ditur se nxjerrja e tyre nga Gaza është e pamundur për momentin, por theksoi se ambasada është në kontakt të vazhdueshëm me shqiptarët.

“Kemi dy raste të raportuara, qytetarë me pasaportë shqiptare të cilët fatkeqësisht zbuluam për shkak të luftës që ekzistonin, nuk e dinim më përpara dhe të cilët të dy qytetarët janë motër e vëlla, kanë fëmijë të mitur, që automatikisht për ligjet e shtetit shqiptar konsiderohen fëmijë shqiptarë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy