Kryeministri Albin Kurti e ka mirëpritur miratimin e rezolutës për Kosovën nga Parlamenti Evropian.
PE-ja e ka quajtur sulm terrorist atë të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit ku u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.
Ata po ashtu kanë kërkuar që Serbia të japë llogari në rast se dëshmohet lidhja e drejtpërdrejtë e tyre me këtë ngjarje.
“E mirëpresim rezolutën e sotme të Parlamentit Evropian. Mes masash tjera, thirr për rritje të sigurisë për Kosovën dhe i bën thirje Serbisë që të shmangë çfarëdo eskalimi tjetër, të ndërpresë mbështetjen e formacioneve terroriste, dhe që ajo t’i tërheqë të gjitha bazat ushtarake të avancuara përgjatë kufirit”, ka shkruar Kurti në Twitter.
“Po ashtu u bën thirrje pesë shteteve mosnjohëse të Kosovës që ta njohin atë, inkurajon Komisionin që të pezullojë financimin e Serbisë nëse dështon që të bashkëpunojë dhe u bën thirrje “autoriteteve të Serbisë…që të tërhiqen nga gjuha urrejtëse kundër kosovarëve dhe…informacioneve të rreme lidhur me ‘spastrimin etnik’”.