Ndeshja e ndërprerë Belgjikë-Suedi nuk përsëritet, nuk i duhet asnjëres skuadër

by engel

Ndeshja Belgjikë-Suedi, e ndërprerë pas 45 minutave të para, nuk do të riluhet, por do të regjistrohet me rezultatin 1-1, që përkon me përfundimin e pjesës së parë.

Ndeshja u ndërpre për arsye sigurie pasi dy tifozë, të veshur me fanella të Suedisë, u qëlluan për vdekje në qytet. Një burrë i tretë suedez u plagos rëndë gjatë aktit terrorist në Bruksel

Viktor Gjokeres shënoi për suedezët në minutën e 15-të, ndërsa për belgët barazoi Romelu Lukaku me penallti në minutën e 31-të.

UEFA ka njoftuar se ndeshja nuk do të rifillojë më dhe rezultati i pjesës së parë, 1-1, do të nënshkruhet zyrtarisht su rezultat final.

Në një deklaratë zyrtare, UEFA pohon se federatat e futbollit të Belgjikës dhe Suedisë shprehën dëshirën e tyre për të mos luajtur kohën e mbetur të ndeshjes dhe për të marrë parasysh rezultatin në intervalin e pjesës së parë,1-1.

UEFA gjithashtu deklaroi se një tjetër pikë e konsideruar ishte se rezultati i ndeshjes nuk do të ndikonte për asnjërën palë, pasi Belgjika tashmë është kualifikuar dhe Suedia është eliminuar matematikisht.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy