Partizani fiton derbin e kryeqytetit, Florent Hasani nuk i mjafton Tiranës

by Nexhat

Ndeshja e mbetur nga java e gjashtë e Superligës së Shqipërisë, mes Partizanit dhe Tiranës është mbyllur me fitoren e të kuqve me rezultat 2-1.

Edhe pse pjesa e parë solli raste, rrjetat heshtën, duke u mbyllur me rezultat 0-0.

Fundi i ndeshjes ishte i zjarrtë, ku u shënuan tre gola, duk e kthyer derbin në dramë.

Ndeshja u hap në minutën e 79-të, kur Maguette Gueye shënoi për 1-0 në të mirë të Partizanit.

Pas dhjetë minutash Tirana barazoi rezultatin me lojtarin e tyre më të mirë, Florent Hasanin për 1-1.

Por Partizani nuk u dorëzua dhe Albers Keko ktheu epërsinë në 2-1.

Kjo fitore e mban Partizanin në vendin  e dytë me 14 pikë, ndërsa Tirana është e katërta me një pikë më pak.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy