PDK me rezolutë për mbështetje urgjente financiare të Policisë së Kosovës

by Nexhat

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Rashit Qalaj ka paraqitur para deputetëve një rezolutë në mbështetje të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Qalaj gjatë fjalës së tij tha se sa më e re të jetë mosha e policëve të Kosovës aq më të përgatitur do të jenë në raste të ndryshme.

“Si është e mundur që këta polic t’i ndihmojnë komunitetit kur ata vet kanë nevojë për sigurime shëndetësore. Kam kërkuar nga Policia e Kosovës statistika të moshës së policëve, dhe janë:  nga mosha 55-56 janë 1,166 policë, nga mosha 58-65 janë 1067 policë, nga mosha 60-65 janë 703 policë. Së bashku duhet të flasim me policët e Kosovës, me menaxhmentin dhe qeverinë dhe të konstatojmë se cilat janë nevojat e tyre. Është shumë e nevojshme që të kemi policë më të rinj në moshë. Sa më e re mosha në polici aq më të përgatitur do të jenë sikur rasti i sulmit terrorist në Basnjkë”, ka thënë Qalaj.

Ndërkaq, partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje (LVV) nuk janë të pranishëm në këtë seancë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy