S’ka më listë të pritjes për terapinë me rrezatim në Klinikën e Onkologjisë

by Nexhat

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë vizitës që ka bërë në Klinikën e Onkologjisë, është njoftuar nga menaxhmenti i Klinikës se falë sigurimit të aparatit të ri për rrezatim është arritur të eleminohet lista e pritjes.

” Është kënaqësi të degjojë se më nuk ka listë pritje për Radioterapi, në Klinikën e Onkologjisë, falë investimeve që kemi bërë dhe punës shembullore të stafit të Klinikës së Onkologjisë që po punojnë me përkushtim dhe profesionalizëm”, u shpreh ministri Vitia.

banner

Ai theksoi se janë ndarë afër 1 milion euro për investime të reja në këtë klinikë, që parashihet zgjerimi i shtretërve, shërbimeve, por edhe rinovime te hapësirave.

Drejtori i Klinikës se Onkologjisë, Ilir Kurtishi, ka falënderuar Ministrin për përkrahje, e që ka mundësuar të hiqet lista e pritjes

” Më nuk kemi pritje për Radioterapi, përjashtuar rastet kur për arsye mjekësore pacientëve u caktohet data se kur duhet të fillojnë me rrezatime, raste te tjera nuk presin”, theksoi ai.

Ai pohoi se me renovim dhe zgjerimin e hapësirave puna do të i’u lehtësohet edhe stafit shëndetësorë, ndërsa shtimi i kapaciteteve të shtretërve dhe riorganizimi i dhënjës së shërbimeve onkologjike do plotësojë nevojat dhe cilësinë organizative të shërbimit në Klinikën Onkologjike.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy