Ujesjellësi del me njoftim: Mos e përdorni për pije dhe gatim ujin e Liqenit të Badovcit

by Nexhat

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar qytetaret se kanë vënë re ngritje e prezencës se Manganit ne burimin e ujit (Liqeni Badovc), duke kërkuar që ky ujë të mos përdoret për pije e gatim.

Kështu, bazuar ne gjendjen momentale, me rekomandim te IKSHPK, KRU” Prishtina” ka kërkuar nga  qytetaret që të  furnizohen nga ITU Badovc, se uji nuk rekomandohet për pije dhe për gatim, deri ne njoftimin e radhës.

banner

KRU për këtë çështje po bashkëpunon me Institutin Kombëtar i Shëndetit Publik.

Më poshtë njoftimi me detaje i KRU Prishtina pa ndërhyrje:

NJOFTIM I RËNDËSISHËM

Ne baze te njoftimit te pranuar nga IKSHPK, mirepo edhe me monitorimet dhe kontrollet e cilesise qe bene KRU” Prishtina” me departamentin e cilesise së ujit eshte vene re ngritje e prezences se Manganit ne burimin e ujit (Liqeni Badovc). Andaj, bazuar ne gjendjen momentale, me rekomandim te IKSHPK, KRU” Prishtina” njofton qytetaret qe furnizohen nga ITU Badovc, se uji nuk rekomandohet per pije dhe per gatim, deri ne njoftimn e radhes. Per informacion KRU” Prishtina” ne komunikim me IKSHPK, ka bere furnizimin e QKUK-së permes alternatives tjeter (Furnizimi Shkabaj – Batllave), duke ofruar fillimisht siguri ne furnizim per nevojat e QKUK-së, sepse uji nga sistemi i Liqenit Batllava (Shajkovc) dhe uji nga Sistemi i Ibrit (Shkabaj) eshte i sigurt per pije.

Gjate kesaj jave departamenti i cilesise se ujit ne KRU” Prishtina” ka punuar ngushte me stafin e Impiantit te Trajtimit te Ujit per pije ne Badovc, duke ulur sasine e trajtimit nga nje kapacitet Q=460-480 l/s ne Q = 180-200 l/s, duke respektuar rekomandimet e departamentit dhe IKSHPK. Gjate marrjes se mostrave diten e sotme ne vepren e marrjes ne liqe, eshte vene re se kemi permiresim ne cilesi te ujit ne burim dhe duke pare kete gjendje, menaxhmenti ka marre vendim qe te rrisë sasine e ujit ne trajtim, paraprakisht duke hapur shkarkuesit e linjes marrese (Liqeni Badovc – SP Badovc). Kjo ka ndikuar qe te kemi mundesi per sasi me te madhe ne trajtim, duke mbajtur cilesine afer standardit – pragut te lejuar per prezence Mangani.

Meqenese kishim nje situate te tille, ne oret e pasdites kemi filluar qe te leshojme sasi me te madhe uji ne rrjetin primar (linjat magjistrale) me qellim qe te shperlahen linjat sa me shume dhe te ulet prezenca e Manganit. Te gjendur para kesaj situate KRU “Prishtina”  ka ne gjendje gatishmerie auto botin me uje te pijes, i cili ne cdo kohe mund te dale ne terren per te shperndare uje per të pirë.

Zonat qe preken nga furnizimi i Liqenit Badovc, jane : Qyteza e Gracanices, fshatrat e Gracanices qe furnizohen nga ITU Badovc, përveç fshatrave qe furnizohen nga NJOU Lipjan, Hajvalia në tërësi, lagjet: Veterniku, Lagjet 038 dhe te gjitha tjerat qe gravitojnë ne brezin Gracanice – Prishtine, pastaj Lagjet Qendresa, Qendresa Home, Sëiss Village, fsh. Preoc, Cagllavice, Rruga Behar Begolli, Richard Holbrooke, Qendra Albi Mall, Rruga Shkupi, Holger Petersen, Malush Kosova, objektet individuale nga rruga Malush Kosova, deri te “Kisha ne Matiqan” zonat ne drejtim te zonës industriale drejtimi per Lipjan, Lagja Qershia, Lagja NIC, zona afër Xhamise ne Veternik, Matiçan drejtimi nga Pallati i Drejtesise, Fshati Ndërkombëtar, Mati, rruga Muharrem Fejza me te gjitha rrugicat drejtimi deri te QKUK, rruga Enver Maloku, objektet ne lagjen Kodrina, objektet Tregtia, Iliria Building, objektet e Standardit (Sociale), dhe objektet e kyçura direkt ne linjat magjistrale Badovc- Prishtine, rruga Ferat Dragaj, Hajrullah Abdullahu, Hilmi Rakovica, Vllezerit Gervalla, Afrim Zhitija, Armend Daci, Dervish Rozhaja, Thimi Mitko, pjesa e zonës “te Xhambazët”, rruga Sali Nivica, Norbert Jokl, Thimi Mitko, objektet banesore ne Bregun e Diellit zonat Qender dhe zonat tjera afër Qendres Tregtare ne brezin rrugor Xheladin Rekaliu deri te kryqëzimi i rrugës te konviktet, zonat afër shkollës Ismail Qemali, rrugët Mehmet Gradica, Hyzri Talla, Qamil Bala.

Mund te kete edhe objekte tejra brenda lagjeve sic eshte rruga Enver Maloku dhe rruga Shkupi, ku nje pjese e objekteve furnizohen nga sistemet tjera, ndersa nje pjese nga Badovci

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy