Albert Berisha: Marsh në sheshin e Prishtinës pro Palestinës

by engel

Edhe Kosova po i bashkangjitet shteteve që i dalin në përkrahje Palestinës në luften e tyre me Izraelin që po zhvillohet në rripin e Gazes.

Ky marsh do të mbahet nesër në Prishtinë nga ora 13:30. Thirrje për pjesëmarrje në marshin pro Palestinës u bë nga i dënuari për terrorizëm.

Albert Berisha, i cili ishte i dënuar me burgim për pjesëmarrje në grup terrorist, ka bërë thirrje për një marsh protestues pro Palestinës.

Berisha ishte dënuar në shkallën e parë me tre vjet e gjysmë burgim për terrorizëm.

Ndryshe, në janar të vitit 2018, Berisha u kishte bërë thirrje të rinjve nga Kosova që të mos shkojnë në luftërat e huaja në Siri e Irak, kurse ata që janë ende në vatrat e luftës, i kishte ftuar që të kthehen në Kosovë, pavarësisht se në bazë të ligjit, mund të dënohen për veprat që ndërlidhen me terrorizmin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy