Ballkani mposht Lirinë me rikthim sensacional

by Nexhat

Ballkani ka fituar me rikthim dhe me rezultat të thellë 4-1 ndaj Lirisë në ndeshjen e vlefshme për javën e dhjetë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Kampioni i Kosovës ka fituar derbin rajonal ndaj prizrenasve duke treguar forcën e tyre, pasi u rikthyen nga disavantazhi për të shënuar plotë katër herë në pjesën e dytë.

Pjesa e parë u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, por me mysafirët që shënuan golin e vetëm.

Ishte mbrojtësi Melos Zenunaj, i cili në minutën e 15-të shënoi një supergol për 0-1 dhe me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Ballkani ishte i papërmbajtshëm duke shënuar plotë katër herë për të marrë fitoren e cila e forcon në pozitën e parë.

Goli i parë në këtë pjesë erdhi pa u mbushur mirë një minutë, me Albin Berishën, i cili shënoi nga afërsia për barazimin 1-1, ndërsa Lumbardh Dellova (50’) shënoi një gol të bukur për të kaluar ekipin e tij në epërsi 2-1.

Pas këtyre dy golave në skenë doli Almir Kryeziu, i cili shënoi dy gola. I pari për të erdhi në minutën e 55-të për 3-1, ndërsa në minutën e 79-të shënoi për 4-1 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Ballkani e sheh veten në pozitën e parë me 23 pikë, ndërsa Liria renditet e nënta me vetëm gjashtë pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, therandasit luajnë në udhëtim te Feronikeli ’74, ndërsa prizrenasit udhëtojnë te Drita.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy