Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë.
Këtë e ka bërë të ditur Jetlir Zyberaj, këshilltar i kryetarit të AKR-së.
“Bashkë me presidentin Behgjet Pacollin vizituam shokët tanë, ish luftëtarët e UÇK-së që po ballafaqohen me padrejtësi tash e tri vite. Vizita jonë ishte e karakterit miqësor siç ishin të gjitha vizitat e deritanishme”, ka shkruar Zyberaj në Facebook.
Zyberaj është shprehur se ai dhe shefi i tij janë të bindur në pafajësinë e krerëve të UÇK-së.
“Jemi të bindur në pafajësinë e tyre dhe në luftën e drejtë të popullit tonë për liri. Jemi të bindur që fabrikimet e Serbisë dhe veglave të tyre, përkundër vuajtjeve në fund do të dështojnë”, ka shkruar ai.